Ramos tundohet nga oferta e PSG-së

Ramos tundohet nga oferta e PSG-së

Tanimë nuk ka çështje vetëm te Barcelona sa i përket largimeve të lojtarëve kryesor, por edhe te Reali i Madridit, njofton Insajderi.

Kontrata e Ramosit përfundon në merkaton e verës dhe për këtë arsye Florentino Perez ka shtruar në tryezë ofertën e rinovimit.

Mbrojtësi pranoi uljen e pagës, por ndihet si i pavlerësuar për shkakun se Reali i Madridit ofron vetëm një vit kontratë për rinovim. Ndërkohë ajo që kërkon Ramosi është dy vite kontratë për të qënë më gjatë pjesë e gjigantëve spanjoll.

PSG po e shfrytëzon më së miri këtë moment duke tunduar së tepërmi futbollistin. Ajo që ofrohet prej tyre është një kontratë tri vjeçare dhe kushte shumë më të mira financiare me vetë Ramosin që ka dhënë pëlqimin e tij. /Insajderi.com