Ramosaj i gëzuar për marrëveshjen rreth ndërtimit të rrugës Deçan – Plavë

Ramosaj i gëzuar për marrëveshjen rreth ndërtimit të rrugës Deçan – Plavë

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i është gëzuar marrëveshjes për rrugën Deçan-Plavë. Ky projekt ishte çështje diskutabile muaj më parë, njofton Insajderi.

Kjo marrëveshje në mes Komunës së Deçanit dhe Kishës Ortodokse u mundësua me ndërmjetësimin e ambasadorit Italian, Nicola Orlando si dhe Gjeneralit të KFOR-it, Michele Risi, me mbështetje nga vendet e QUIN-it, KFOR dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

“Sipas kësaj marrëveshjeje, Komuna e Deçanit do të procedojë me rehabilitimin/shtrimin e rrugës së Gushavcit dhe asaj të Manastirit, në trasetë̈ e tyre ekzistuese, si rrugë lokale duke e përfshirë̈ këtu edhe transportin e mallrave dhe kafshëve si nevoja të banoreve dhe familjeve që shfrytëzojnë bjeshkët për gjatë Grykës së Deçanit”, tha Ramosaj.

Ai po ashtu tha se “Me të njëjtën dinamikë të sinkronizuar, do të rehabilitohet edhe rruga e bypass, duke i dhënë fund një̈ bllokade të paqenë të refuzimit të paarsyeshëm të ndërtimit të rrugës, hapjen e perspektivës ekonomike lokale, realizimit të lirisë̈ së lëvizjes për banoret e Deçanit veçanërisht, dhe lidhjes ndërkombëtare ndër-shtetërore me Plavën”, përfundoi ai. /Insajderi.com

Postimi i plotë: