Ramush Haradinaj dhuron gjak për nder të 28 nëntorit

Ramush Haradinaj dhuron gjak për nder të 28 nëntorit

Kryetari i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhuruar sot gjak për nder të 28 nëntorit, njofton Insajderi.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Haradinaj me anë të një postimi në Facebook, ku tha se kjo datë e kujton 28 nëntorin e Gjergj Kastriotit, pavarësinë e Shqipërisë, ditëlindjen e Adem Jasharit dhe daljen e parë publike të UÇK-së.

“28 Nëntori na kujton Gjergj Kastriotin, pavarësinë e Shqipërisë, ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën heroike të saj, gjakun e sakrificën e popullit shqiptar ndër shekuj”, ka shkruar ai.

Për nder të kësaj dite, me kolegë nga Aleanca, dhuruam gjak në Transfuzionin e Gjakut në Prishtinë. Nevoja për gjak është jashtëzakonisht e madhe. Duke ju uruar festat e Nëntorit, apeloj që secili që ka mundësi të dhurojë gjak që të shpëtojë jetë”, thuhet tutje në njoftimin e Haradinajt. /Insajderi.com

28 Nëntori na kujton Gjergj Kastriotin, pavarësinë e Shqipërisë, ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari,…

Posted by Ramush Haradinaj on Friday, November 27, 2020