Ramush Haradinaj komenton (mos) dorëheqjen e Hashim Thaçit

Ramush Haradinaj komenton (mos) dorëheqjen e Hashim Thaçit

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për akuzat ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe ka bërë një krahasim me akuzën që ishte ngritur ndaj tij, gjatë kohës kur ishte kryeministër.

Haradinaj ka thënë “se ai ka dhënë dorëheqje meqë gjykimi i tij si kryeministër e cenon sovranitetin e vendit, prandaj kam dhënë dorëheqje dhe shkova si qytetar”, njofton Insjaderi.

Më pas i pyetur se a vlen e njëjta gjë edhe për presidentin Thaçi? – Haradinaj ka thënë se “në radhë të parë është çështje e tij, dhe kjo mund të interpretohet përderisa aktakuza nuk është ngritur ndaj Thaçit”.

“Nëse ngritët aktakuza, Thaçi sigurisht do të jep dorëheqje”, ka shtuar Haradinaj.

Më pas në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Haradinaj ka thënë së “megjithatë edhe intervistimi i Thaçit si president, pavarësisht se a është ngritur aktakuza, e cenon në një formë sovranitetin e vendit”./Insajderi.com