Ramush Haradinaj: Nëse vazhdon kështu qeveria, ne nuk e mbështesim

Ramush Haradinaj: Nëse vazhdon kështu qeveria, ne nuk e mbështesim

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar prishjen e koalicionit qeverisës sepse është i pakënaqur nga kryeministri aktual i Kosovës, Avdullah Hoti, njofton Insajderi.

Haradinaj ka kritikuar mospërfilljen dhe shmangien që Hoti i bëri ministrit të Drejtësisë Selim Selimi në takimin e Brukselit me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

“Nëse vazhdon kështu kryeministri Hoti, unë nuk e mbështes në qeveri”, është shprehur Haradinaj duke shtuar: “Ja kam thënë zyrtarisht. I kam dërguar edhe shkresë ku i kemi bërë vërejtjet, ka thënë Haradinaj në emisionin “Rubikon”.

Nuk ka pasur arsye me marrë shefen e kabinetit të tij përballë takimit me Aleksandër Vuçiqit ku kishte përvojën e parë dhe duke lënë jashtë takimit Selim Selimin”, ka thënë Haradinaj./Insajderi.com