Ramush Haradinaj përballët me Majlinda Kelmendin

Ramush Haradinaj përballët me Majlinda Kelmendin

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar klubin pejan të xhudos “Ipon”.Ai nuk ka hezituar të matë forcat në xhudo me kampionen botërore dhe fituesen e medaljes olimpike, Majlinda Kelmendi.

Haradinaj tha se trajneri Driton Kuka së bashku me ekipin e tij janë ndër vlerat më të çmuara të Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

“Klubi pejan i xhudos ”Ipon” e ka bërë krenare tërë Kosovën. Mjeshtri Driton Kuka, me brezin e artë të xhudistëve, që kanë arritur majat botërore, janë ndër vlerat më të çmuara të shtetit tonë të ri. Financimi i palestrës nga Qeveria është përkrahje modeste krahasuar me arritjet brilante të këtij ekipi të madh prirë nga e arta jonë, Majlinda Kelmendi, me të cilen pata një përballje miqësore. Për kontribut të jashtëzakonshëm dhënë sportit nacional, e dekorova Driton Kukën me medaljen Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.”