Haradinaj merret vesh me Mustafën, këto ministri i takojnë AAK-së

Haradinaj merret vesh me Mustafën, këto ministri i takojnë AAK-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se pas një takimi me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, dhe të nominuarin e LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, është arritura marrëveshja për bashkëqeverisje.

“Sot bashkë me të nominuarin për zëvendëskryeminsitër, Besnik Tahiri, patëm një takim me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, po ashtu me të nominuarin për kryeministër, Avdullah Hoti. E arritëm marrëveshjen për koalicionin, për qeverisjen e re”, tha Haradinaj, shkruan Insajderi.

Haradinaj, ka bërë më dije se partisë së tij do t’i takojnë katër minsitri në qeverinë e re që pritet të udhëhiqet nga Avdullah Hoti.

“Besnik Tahiri do të jetë zv.kryeministër i parë, Ministrinë e Jashtme do ta udhëheqë Meliza Haradinaj, Ministrinë e Drejtësisë, Selim Selimi, Blerim Kuçi do të jetë ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe Ramë Lika, ministër i Arsimit”, ka njoftuar Haradinaj pas takimit që ka pasur në Kuvend me Isa Mustafën, liderin e LDK-së, shkruan Insajderi.

Haradinaj pritet pasdite ta mbledh partinë e tij për të diskutuar rreth krijimit të qeverisë së re./Insajderi.com