Raporti i BE-së, Hoti: Është bërë progres drejt integrimeve evropiane

Raporti i BE-së, Hoti: Është bërë progres drejt integrimeve evropiane

Kryeministri Avdullah Hoti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka komentuar raportin vjetor të Bashkimit Evropian për Kosovën.

Ai tha se në raport konfirmohet se në shumicën e fushave është arritur progres drejt integrimeve evropiane dhe se Kosova vazhdon t’i mbajë të plotësuara kriteret për liberalizim të vizave.

I pari i ekzekutivit para ministrave tha se do të bëjnë një plan veprimi për të adresuar sfidat e identifikuara në këtë raport./Insajderi.com