Komisioni Evropian sot do ta publikojë Raportin e Progresit për Kosovën.
Me këtë rast do të mbahet konferencë për shtyp nga Komisionari për Politikë, Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn.
Raportit vjetor evidenton përparimet dhe ngecjet sipas vlerësimeve të zyrtarëve evropianë të cilët monitorojnë punën e institucioneve të Kosovës.
Ndërkohë, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa pret në takim shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila ia dorëzon Raportin e Progresit.