Raporti senzacional detajizon se si Real Madridi po mundohet ta “shlyejë” CR7 nga historia e klubit

Raporti senzacional detajizon se si Real Madridi po mundohet ta “shlyejë” CR7 nga historia e klubit

Me 15 gola në 25 paraqitje në Serie A, ish-ylli madrilen po lë shenja edhe në kampionatin italian, transmeton Insporti.

Dhe ishte gati e sigurtë se Real Madridi nuk do mund të “mbijetonte” pa e zëvendësuar njërin prej lojtarëve më të mirë në histori të klubit.

Raporti senzacional detajizon se si Real Madridi po mundohet ta “shlyejë” CR7 nga historia e klubit

Gjiganti evropian dështoi të transferojë zëvendësuesin e Cristianos dhe tani po e paguan çmimin pasi pozicionohet vetëm në vendin e katërt në La Liga.

“Daily Mail” ka publikuar së fundmi një raport që sugjeron se Real Madridi disi po mundohet ta mohojë se Ronaldo ka luajtur ndonjëherë për ta.

Raporti mundohet të shpjegojë se si spanjollët po tentojnë ta “shlyejnë” Ronaldon nga historia e klubit përmes rrjeteve sociale, duke e injoruar atë në kanalin zyrtar dhe duke i favorizuar të tjerët.

CR7 theu të gjitha rekordet e mundshme gjatë periudhës nëntë-vjeçare “Bernabeu”, duke shënuar 450 gola në 438 ndeshje.

Pra, pse po mundohet kaq shumë Madridi ta largojë atë nga historia?Fillimisht, “Daily Mail” përmend se ballina e uebsajtit zyrtar të klubit shfaqë katër lojtarë të përzgjedhur në “Skuadrën e Vitit” të UEFA-s për vitin 2018.

Raphael Varane, Sergio Ramos, Luka Modric dhe Marcelo janë katër emrat.

Duke konsideruar se Ronaldo ishte lojtari kyç i “mbretërve” në sukseset në Champions League, është shumë e çuditshme se si fare nuk përmendet emri i tij kur klikojmë në artikull.Duket se Madridi po insiston se ka pasur vetëm katër lojtarë në “Skuadrën e Vitit”, jo pesë. /Insporti/

Raporti senzacional detajizon se si Real Madridi po mundohet ta “shlyejë” CR7 nga historia e klubit