Raportohen tri femra të zhdukura në Kosovë

Raportohen tri femra të zhdukura në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar të shtunën për tri femra të cilat janë raportuar si të zhdukura, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur në raportin e PK-së, rasti i parë është në Prishtinë, ku një femër ka raportuar në polici se i është zhdukur motra.

“Veternik, Prishtinë 19.01.2021, 23:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se motra e saj viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”.

Rasti tjetër është në Prizren, ku një burrë ka raportuar se i është zhdukur vajza.

“Rr. Arta, Prizren 22.01.2021-07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk  dihet për vendndodhjen e saj”.

Dhe rasti tjetër është në Gjakovë, ku një grua ka raportuar se i është zhdukur vajza.

“Rr. Sadik Stavilevci, Gjakovë 21.01.2021 – 16:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”./Insajderi.com