Raportohet për të vrarë e të plagosur para selisë së BDI-së

Raportohet për të vrarë e të plagosur para selisë së BDI-së

Një i vrarë dhe disa të plagosur kanë mbetur pas një sulmi që ka ndodhur në afërsi të selisë së BDI-së në Tetovë.

Sipas informacioneve të para, në seli ka pasur mbledhje ndërkohë që vetëm pak larg saj ka pasur një përleshje mes dy grupeve të cilët kanë gjuajtur me kallashnikov drejt njëri tjetrit.

Në vendin e ngjarjes raportohet se janë policia dhe ndihma e shpejtë, ndërsa thuhet se ka edhe të lënduar rëndë, informon Agjencia e lajmeve Zhurnal.

Artan Grubi nga BDI-ja ka thënë për Koha.net se incidenti ka ndodhur larg selisë dhe së shpejti do të dalin me komunikatë zyrtare.