Raportohet se kushëriri i Thaçit është zgjedhur në krye të KEK-ut, reagon korporata

Raportohet se kushëriri i Thaçit është zgjedhur në krye të KEK-ut, reagon korporata

Faruk Hajrizi, Kryetar i Bordit të Drejtorëve në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ka thënë se nuk ka asgjë zyrtare për zgjedhjen e Drejtorit Menaxhues të KEK-ut.

Derisa në media është duke u raportuar se në krye të KEK-ut është zgjedhur kushëriri i presidentit Thaçi, Njazi Thaçi, i cili aktualisht është ushtrues detyre i Drejtorit Menaxhues.

Hajrizi ka thënë se janë në proces dhe se kanë nënshkruar një marrëveshje konfidenciale me Mbretërinë e Bashkuara se kush do jetë në krye të KEK-ut.

”Ende jemi në proces të këtij vendimi. Nuk ka asgjë zyrtare, kemi nënshkruar marrëveshje konfidencialiteti me ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar për të mos dhënë emra deri sa të përfundojë procesi. Po sa të merret vendimi do ta bëjmë publik”, ka thënë Hajrizi për Klan Kosovën.

Konkursi për Drejtor Menaxhues nga KEK ka qenë i hapur nga 1 qershori deri më 10 shtator. Ndërsa aktualisht Njazi Thaço është ushtrues detyre i Drejtorit Menaxhues.