
29 pasagjerë, prej tyre gjashtë fëmijë, janë strehuar në Bullgari, pasi që një autobus me pasagjerë nga Kosova, shkaktoi aksident në qytetin e Kyustendilit, transmeton Insajderi.com.
Aksidenti është shkaktuar rreth orës 04:30, ku autobusi me pasagjerë nga Kosova ka goditur një kamion i cili kishte ndaluar e që po transportonte dru, raporton Struma.bg.

Autobusi i aksidentuar në Bullgari.
Sipas raportimeve, drejtuesi i kamionit të ndalur po përpiqej që t’u sinjalizonte pjesëmarrësve tjerë në trafik se një pemë kishte rënë në rrugë, teksa autobusi goditi kamionin, dhe ky i fundit doli nga rruga.

Autobusi i aksidentuar në Bullgari.
Ndërkaq, drejtuesi i autobusit ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar në Qendrën Mjekësore Qendrore në Kyustendil për ekzaminime të mëtejshme./Insajderi.com

Autobusi i aksidentuar në Bullgari.