Raportuesi për Kosovën: Shpresoj që liberalizimi të ndodhë deri në fund të vitit

Raportuesi për Kosovën: Shpresoj që liberalizimi të ndodhë deri në fund të vitit

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, shpreson së deri në fund të vitit kosovarët do të mund të udhëtojnë në vendet e zonës Shëngen pa viza.

Në një konferencë për media që është mbajtur në Prishtinë, ai tha se po bëhen përpjekje që Kosova t’i kalojë procedurat në Parlamentin Europian dhe Komisionin Europian kur të shqyrtohet çështja e liberalizimit të vizave.

“Ne të gjithë po bëjmë më të mirën që t’i përmbushim pritjet. Muajt e ardhshëm do të jenë esenciale dhe shumë të rëndësishëm. Por kjo nuk varet krejtësisht nga parlamenti Europian, ka edhe akterë tjerë të rëndësishëm që e kanë rolin e tyre në këtë proces”, tha Soltes.

Për më tepër Soltes tha se shpreson që rekomandimi nga Komisioni Europian do të jetë pozitiv.

“Kjo do të jetë një mesazh i rëndësishëm edhe për Këshillin Europian që ta japë dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave. Sinqerisht shpresoj se liberalizimi do të ndodhë deri kah fundi i këtij viti’, shtoi Soltes.