Raportuesi i ri për Kosovën është nipi i një ish-lideri të lartë komunist jugosllav

Raportuesi i ri për Kosovën është nipi i një ish-lideri të lartë komunist jugosllav

Nëse mund të gjykohen fjalët e raportuesit të ri të Parlamentit Evropian për Kosovën, Igor Soltes, Bashkimi Evropian duket se do të largohet nga neutraliteti i statusit lidhur me marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës.

Soltes i cili është nipi i Eduard Kardelit erdhi në këtë pozitë në vend të Ulrike Lunaçek. Në intervistën e tij të parë, ai parafrazoi se detyra e parë e tij është t’i bind pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë, shkruan ‘Sputnik’.

BE-ja që është ndërmjetësi kryesor në bisedimet Beograd-Prishtinë, që nga fillimi ka thënë se tema e dialogut do të jetë statusi i Kosovës. BE gjithashtu ka theksuar se në asnjë mënyrë nuk do të ketë presion ndaj pesë shteteve anëtare të Bashkimit të njohin Kosovën, transmeton lajmi.net.

Pas mesazheve të Soltes, ‘Sputnik’ pyet se a do të ndodhin ndryshime lidhur me këtë çështje?

Aleksandar Paviq, njohës i çështjeve politike, ka thënë se deklaratat e Soltes ishin surreale dhe të paarsyeshme.

“Së pari ai është vetëm një raportues i PE-së dhe si i tillë nuk mund të ndikojë në politikën e shtetit nga i cili vjen (Sllovenia) e lërë më në politikën e BE-së. Nga ana tjetër është qesharake të mendohet se një përfaqësues i shtetit si Sllovenia mund t’i bind vendet si Spanja, Greqia, Rumania dhe Sllovakia të ndryshojnë vendimin e tyre shtetëror. Mendoj se Solte nuk e di nga ka ardhur, cilat janë kompetencat e tij dhe mbivlerëson kapacitetin dhe peshën e tij”, ka thënë Paviq.

Paviq ka shtuar se pasi Soltes është nipi i Eduard Kardelit mendon se duhet të vazhdojë traditën familjare të fragmentit të mëtejshëm të Serbisë.

“Ai kaloi shumë vija të kuqe edhe pse sa erdhi në këtë pozitë. Ndër të tjera ai ka dhënë tashmë deklaratën e statusit të njëanshëm dhe nuk e ka adresuar vazhdimin e negociatave të Brukselit. Brukseli ende nuk ka fuqi t’i përshkruajë shteteve sovrane politikën e tyre të brendshme”, është shprehur analisti.

Ndërsa politikani, Stefan Surliq e sheh deklaratën e Soltes si një përpjekje për të fituar simpatinë e Prishtinës dhe për të lehtësuar ‘pakënaqësinë në qarqet shqiptare pas vendimit të Surinamit për tërheqjen e njohjes së Kosovës’.

“Mendoj se BE-ja nuk është e interesuar për të bërë presion shtesë mbi shtetet anëtare që nuk e kanë njohur Kosovën, por kjo natyrisht se është problem afatgjatë për Brukselin sepse për sa kohë që ekziston mosnjohja, Kosova nuk mund të shpresojë për rrugën e saj evropiane”.

Shkrimi i gazetës përfundon duke thënë se fakti që slloveni është përgjegjës për Kosovën është pritur mirë në Prishtinë, pasi Sllovenia ka qenë e para nga republikat e ish-Jugosllavisë që ka njohur pavarësinë e Kosovës.