Rashica pyetet se a do të ndikojnë zgjedhjet në ndeshjen Kosovë-Turqi

Rashica pyetet se a do të ndikojnë zgjedhjet në ndeshjen Kosovë-Turqi

Ylli i përfaqësues së Kosovës, Milot Rashica pas stërvitjes për ndeshjen kundër Turqisë në një prononcim për medie ka folur për ndeshjen e së dielës.

Rashica ka thënë se ai dhe bashkë lojtarët e tij do të japin maksimumin për ndeshjen kundër Turqisë pavarësisht kualiteteve të kundërshtarit.

“Në çdo ndeshje mundohem të jap maksimumin jo vetëm un por të gjithë bashkë lojtarët”, ka thënë Rashica.

Rashica në këtë prononcim është pyetur se a do të ndikojnë zgjedhjet në ndeshjen e futbollistëve të Kosovës.

Rashica duke qeshur ka thënë se zgjedhjet nuk ndikojnë asgjë ne ndeshjen e Kosovës.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë do të mbahen të dielën me 11 qershor pikërisht në ditë kur Kosova luan kundër Turqisë./Insajderi.com