Rasim Thaçi i sëmurë me Coronavirus – Adelina kërkon ndihmë për të atin

Rasim Thaçi i sëmurë me Coronavirus – Adelina kërkon ndihmë për të atin

Këngëtarja Adelina Thaçi me anë të një postimi ka bërë thirrje për dhurim gjaku, për babain e saj të sëmurë me COVID-19, aktorin dhe komedianin, Rasim Thaçi, njofton Insajderi.

Thirrja për personat që kanë kaluar virusin dhe mund të dhurojnë gjak (të grupit A Pozitiv apo A Negativ) është bërë me urgjencë nga këngëtarja.

“Kërkojmë urgjent persona që sapo kanë kaluar covidin, e që e kanë grupin e gjakut A pozitiv apo A negativ, sepse na duhet që përmes gjakut të tyre të ju marrim antitrupat. Kjo është për babin tim, na duhen përmbi 50 antitrupa”, shkruan Adelina në postimin e saj, në profilin e Facebook.

Kujtojmë se në korrik të vitit 2020, Adelina Thaçi-Meta ishte diagnostikuar me COVID-19, lajm të cilin e bëri të ditur në Facebook.

Ajo shkruante në Facebook se të gjitha rregullat i kishte respektuar, por megjithatë prapë është infektuar.

“Pas kaq muajve te kujdesit ne maksimum nga ky virus, pa dal asnjëherë pa maskë, pa doreza, besa tre muajt e parë as nga shtëpia”.

Këngëtarja u shpreh e shqetësuar me faktin që shumë njerëz nuk po tregojnë se janë të infektuar, prandaj ka njoftuar vetë publikisht për infektimin.

“Në mesin e kësaj popullate kemi kaq shumë njerëz të pa përgjegjshëm që i hasim dhe e fshehin pa asnjë fije turpi”.

“Unë hasa në këto simptoma. Para dy dite, pra; Lodhje të madhe të trupit. Dhimbje të syve lartë, poshtë, anash, kokë dhimbje dhe qafa. Unë s’kam humbje të shijes e as të nuhatjes, jo koll. Temperature 37.5. Pra këto ishin simptomat e mija. E bëra testin ku para pak çastesh më rezultoi pozitiv”.

Thaçi ka bërë edhe një lutje: “Ju lutem mos e fshihni që jeni me virus, mos dilni pa masa mbrojtëse, e ju njerëz qe e fshihni duhet marre me ju ardhë, e që e di qe jeni të shumtë”./Insajderi.com