Rast i tmerrshëm në Vushtrri – sulmohet nga katër persona dhe bëhet për spital një person

Rast i tmerrshëm në Vushtrri – sulmohet nga katër persona dhe bëhet për spital një person
Burimi i fotografisë: Ilustruese

Katër persona e kanë sulmuar një tjetër të hënën në Vushtrri, teksa ai po lëvizte me bicikletën e tij.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin, teksa nuk dihen ende motivet e këtij sulmi të tmerrshëm që e bënë për spitalin viktimën, shtetas i Kosovës.

“Viktima mashkull, ka njoftuar se derisa ishte duke lëvizur me biçikletë, është sulmuar dhe rrahur nga katër persona të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë e rrahjes viktima fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në emergjencë- Vushtrri e më pas në QKUK”, thuhet në raportin e Policisë.

Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, një i dyshuar dërgohet në qendrën e mbajtjes, kurse tre të dyshuarit e tjerë lirohen. /Insajderi.com