Raste të reja janë raportuar në QKUK lidhur me dyshimet për koronavirus.
Lajmi është konfirmuar për Insajderin nga drejtoresha e Infektivës, Lindita Ajazaj-Berisha, e cila nuk dha detaje të tjera.
Për këtë, zyrtarë në QKUK kanë thënë se së shpejti lëshojnë komunikatë për media.
Dje gjatë ditës u raportuan tri raste të dyshuara me koronavirus, por më pas rezultatet e të tria rasteve dolën negative./Insajderi.com