Rastet e reja me koronavirus në Kosovë – Peja me numrin më ta madh

Rastet e reja me koronavirus në Kosovë – Peja me numrin më ta madh

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShP), pas raportimit të 39 rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, Komuna e Pejës ka numrin më të madh të të infektuarve.

Sipas njoftimit të IKShP-së, vetëm në Komunën e Pejës pozitiv kanë dal 26 raste.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet e gjashtë (26) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: pesëmbëdhjetë (15) raste Katund i ri dhe njëmbëdhjetë (11) raste Pejë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa rastet e tjera janë nga Komuna e Prizrenit, Mitrovicës së Veriut, Istog dhe Zvecan.

“Nëntë (9) raste me vendbanim në Prizren, dy (2) raste me vendbanim në Mitrovicën e Veriut dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Kërninë-Istog dhe Zveçan”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com