“Rasti i veteranëve”, dorëzohet në Gjykatë

“Rasti i veteranëve”, dorëzohet në Gjykatë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se aktakuzën e plotësuar dhe njohur në opinion si “ Rasti i veteranëve”, e kemi dorëzuar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Aktakuza është plotësuar sipas vërejtjeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë, po ashtu duke pasur parasysh kompleksitetin e rastit, kemi kërkuar afat shtesë, të cilit i jemi përmbajtur me përpikëri.

Me rastin e veteranëve ishte duke u marr ish-prokurori special, Elez Blakaj ku kishte dhënë dorëheqje pasi që sipas tij çështja e veteranëve ishte politizuar.