Rasti më i çuditshëm në Prishtinë: Polici dënon një vajzë se qeshi me zë

Rasti më i çuditshëm në Prishtinë: Polici dënon një vajzë se qeshi me zë

Aida Gashi, do të mendojë mirë herën tjetër kur ulët për të pushuar në pushimoret në Prishtinë. Një qeshur asaj i ka kushtuar fiks 100 euro. Policia e Kosovës e ka dënuar për shkak se ka qeshur me zë.

Ajo kishte qenë duke biseduar me një shoqe në telefon kur kishte qeshur me zë të lartë. Policia e Kosovës e kishte dënuar atë.

Të gjithë situatën e ka treguar edhe vet Aida e cila ka publikuar gjobën e vënë dhe emrin e policit në fjalë. Madje, ajo ka rrëfyer edhe bisedën me policin Fatmir Miftari, i cili e gjobiti atë për shkak të të qeshurave të saj.

“Çka po kesh me zë?”, ishin fjalët e Miftarit (pjesëtar i Policisë së Kosovës). E habitur me pyetjen e policit, Aida iu është drejtuar atij: A seriozisht po më pyet?Fatmiri: Je tu keshë shumë, mos kesh!Aida: Me çka po e matë që po keshi shumë?

Fatmiri: Me veshtë e mi!.Kaq ishte biseda mes Aidës dhe Fatmirit i cili pa hezituar edhe ia ka vënë gjobën prej 100 eurove vetëm pse ajo qeshi me zë.

“Dënim me 100 euro gjobë, se po qeshesh me za! Dhunohet dhe vritet një femijë 12 vjeçar, policia e neglizhon rastin! Unë dënohem me 100 euro gjobë pse qesha me za!”, ka shkruar ajo.