Ratkoceri: Kosovës i duhet Qeveri tematike njëvjeçare për tema të mëdha, më pas zgjedhje

Ratkoceri: Kosovës i duhet Qeveri tematike njëvjeçare për tema të mëdha, më pas zgjedhje

Gazetari i njohur, Arben Ratkoceri, ka thënë se është mirë që të ketë një Qeveri tematike me faktorët kryesor politik për zgjidhjen e temave të mëdha, ndryshe Kosova rrezikon izolimin më të thellë.

Arben Ratkoceri është shprehur se duhet një konsesus i gjerë për temat e mëdha, siç është marrëveshja me Serbinë dhe që është e domosodshme për Kosovën, pasi që qëllimi i saj është të dalë nga izolimi.

“Mendoj se zgjidhja më e mirë do të ishte një Qeveri tematike, me tre-katër faktor politik dhe të merret guximin politik e inteleketual, para se gjithash për hatër të brezave që vijnë dhe të futen në temën kryesore – bisedimet me Serbinë. Le të mbyllet kjo temë nga kjo Qeveri tematike njëvjeçare dhe pastaj le të shkohet në zgjedhje”, ka thënë Ratkoceri.

Tutje ai ka thënë se me besimin e qytetarëve që ka Kurti, duhet të dijmë se nga do t’i burojë fuqia politike për t’u futur në tema të mëdha politike.

“Mua më pëlqen zoti Kurti sepse arriti të krijoj perceptimin, sidomos në Shqipëri dhe tek ne në Maqedoni se është fitues i 51 për qind të votave. Megjithatë, nëse i marrim numrat, sepse demokracia është me numra, z.Kurti ka 1/4 e besimit gë qytetarëve të Kosovës. Dhe nëse e marrim këtë besim të votuesve, atëherë nga do ti burojë fuqia politike për tu futur në tema të mëdha, para së gjithash, për politikat e jashtme”, shprehet Ratkoceri.