Raymond Domenech emërohet trajner i Nantes

Raymond Domenech emërohet trajner i Nantes

Klubi i Nantes ka vendosur përfundimisht për të ardhmen në stolin e vetë. Në krye të pankinës vjen një emër i njohur i futbollit, që në të shkuarën ka udhëhequr edhe Kombëtaren e Francës, njofton Insajderi.

Bëhet fjalë për Raymond Domenech, i cili rikthehet në rolin e trajnerit pas plot 10 vitesh, kur u edhe u nda me përfaqësuesen e “gjelave” në përçarjen që këta të fundit patën në Botërorin e vitit 2010.

Por 69 vjeçari është një profil krejtësisht i veçantë, që futbollin e përzien edhe me horoskopin. Lëvizjet e yjeve në qiell ndonjëherë për të thonë më shumë se sa ato të yjeve në fushën e lojës, duke patur kështu ndikim edhe në përzgjedhjen e formacionit. Astrologjia për të është një shkencë së cilës i beson dhe këtë e ka pranuar hapur në deklaratat e tij. /Insajderi.com