RB Leipzig-ut i lejohen 8500 tifozë në ndeshjen hapëse të Bundesligës

RB Leipzig-ut i lejohen 8500 tifozë në ndeshjen hapëse të Bundesligës

RB Leipzigu është bërë klubi i parë i Bundesligës gjermane të cilit i janë lejuar një numër i tifozëve për ndeshjen hapëse të edicionit 2020/21 që luhet muajin e ardhshëm.

“Pas një ekzaminimi të detajuar autoritetet shëndetësore në Leipzig është aprovuar planin strikt shëndetësor i klubit të Bundesligës, RB Leipzig”, thuhet në komunikatën e qytetit, shkruan Reuters, transmeton Insajderi.

“Kjo nënkupton se për ndeshjen e parë të stinorit më 20 shtator, në stadium do të lejohen 8500 tifozë”.

Qyteti ka thënë se klubi, që arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në edicionin e sapo përfunduar, do të mund të ketë këtë numër të tifozëve për ndeshjen e 20 shtatorit kundër Mainzit nëse nuk përkeqësohet situata epidemiologjike.

Të gjithë tifozët janë të detyruar të mbajnë maska dhe do të vendosen në grupe të vogla të ndara në stadiumin që ka 42 mijë ulëse./Insajderi.com.