RC Cola Drita mposht Istogun në ndeshjen e parë të “play-off”-it në Ligën e Parë

RC Cola Drita mposht Istogun në ndeshjen e parë të “play-off”-it në Ligën e Parë

RC Cola Drita ka fituar finalen e parë të “play-off”-it në Ligën e Parë, duke mundur Istogun me rezultat 92:74 (26:19, 21:20, 17:16, 28:19), njofton Insajderi.

Gjilanasit kishin epërsi konstante nga fillimi i ndeshjes dhe në fund fituan me meritë. Te RC Cola Drita u dalluan Arian Memeti me 18 pikë e 13 kërcime, Bardh Jakupi me 15 pikë e tetë kërcime dhe Qëndrim Demi me 15 pikë, kurse te Istogu u dalluan Fisnik Juniku me 25 pikë, Ardit Pepaj me 18 pikë e tetë kërcime dhe Diamant Shabani me 8 pikë e 18 kërcime.

Skuadra që shënon dy fitore do të shpallet kampione e Ligës së Parë dhe do të inkuadrohet direkt në Superligë, kurse finalisti në “Play-off” do të përballet me Trepçën që kishte përfunduar e shtata në Superligë për një vend në edicionin e ardhshëm në garat e elitës. /Insajderi.com