Reagim Publik i Sindikatës profesionale të Telekomit

Reagim Publik i Sindikatës profesionale të Telekomit

Në një reagim të gjatë, Sindikata Profesioniste e Telekomit të Kosovës ka reaguar ndaj kryeshefit ekzekutiv të kësaj kompanie duke i rikujtuar dëmet që ia shkaktuar Telekomit. 

Reagimi i plotë, pa ndërhyrje: 

Lidhur me deklaratën e dhënë nga përfaqësuesi i Telekomit të Kosovës, deklaratë kjo e dhëne ne emisionin tek RTV Dukagjini, ne si SPP –TK duke qenë të vetëdijshëm për gjendjen e krijuar në TK nuk mund të heshtim dhe se edhe një here ju rikujtojmë se me fanatizëm jemi në mbrojtje të interesave të kompanisë dhe punëtorëve të kesaj kompanie, gjegjësisht Telekomit të Kosovës

Ø Kontrata me Zmobile:

Me ose pa negocijim ka përfunduar! Pra vetë kohezgjatja e kontrates e percakton kohen e nderprerjes,përfundimit te kësaj kontrate, akt ky qe nuk i atribohet as suksesit e as humbjes së menaxhmentit te TK -së. kishte me qenë mire që menaxhmeniti, pëfaqësuesit e lartë mos ta bejnë temë nderprerjen e kontratës e cila tashmë ështe e skaduar, ndërprere por të angazhohen që seria e numrave dhëne Z –Mob ti rikthehet pronarit legjitim Telekomit të Kosoves.

Ø Shkarkimet ose degradimet:

Shihet qartë se këto veprime kryekëput janë vendime pre e politikave ditore ose ose aryetim i pasivitetit të menaxhmentit edhe pse janë të vetëdishëm për dezinformim të opinionit.

Disa nga kolegët e prekur nga kjo dukuri asnjëherë të vetme nuk kanë marr vërejtje, përkunder kanë qenë të lavdëruar për punën e tyre dhe si për qudi ndodhi e kundërta që ne vend mirënjohjeve të njejtëve pa kurrfar paralajmërimi brënda një ditë ju hudhet poshtë i gjithë kontributi e tyre përderisa nga kjo amulli e krijuar përfitojnë shumë nga ata që me të vertet e gjithë ajo që kanë bërë deri me tani nuk i atribohet asgjë më tepër se sa “profesionalizmit ‘’ të dështuar.

Përgjigjen e kërkojmë nga menaxhmenti, por edhe kryesuesit e Bordi për hire të korrektësisë kishte me qenë mire që të paktën moralisht të deklarohët.

Ø Reduktimi i shpenimzimeve:

Cilat shpenzime janë reduktuar? Mungojnë shifrat, emërtimet! Pothuajse asnjë, gjë qe shihet qartë edhe ne vërejtje e precizuara edhe nga vetë Bordi në drejtim të menaxhmentit. Besojme që më se i mjaftueshem ështe edhe vetë Raporti i Auditorit Kombëtar të shtetit.

Filozofofia e disiplines eshte përkushtimi ne punët dhe detyrat të cilat na i percakton kontrata e që mjerisht për shumë nga koleget kjo edhe ju mungo. Ose ose nuk e kanë fare. Sa për ilustrim për gati 8 muaj mosveprim apo mospunë nga ana e menaxhmentit të cilët tashmë edhe janë ne këtë pozitë kanë dhjetra udhëtime jasht vendit, mungojnë në punë, mungojnë takimet e rregullta me menaxher dhe me personel, janë të evidentaura deri sot vetëm 7 takime të Menaxhementit, qe i bie më pak se një takim në muaj, e kur dihet se ne të kaluarën kishin çdo javë.

Ø A po behemi pjese e politikave ditore ?

Pergjigja është, PO e madhe. Po te mos ishte menaxhmenti “levë” e politikes, edhe s`kishim me ardhë në këtë gjendje? Menaxherët tashmë në pozitë dhe pse nuk shquhen se kanë ndonjë pervojë punë në të kaluarën, Pse nuk erdhën në shprehje deri ky konstelacion politk? Në të kundërtën u nominuan pa kurfare kriteri, gjithmonë duke ju atribuar ndërrimit të pushtetit…, e më pas me një proces të kontestuar nga jasht dhe brënda, u zgjodhën stafi I menaxhmentit te lartë, gjithmone duke qenë te vetëdishem për jopërvojën menaxheriale . Krejt kjo e “arritur akademike – shkencore” e ka arritur piadestalin brënda një nate të vetme. Në shërbim të cilës Politikë janë keta njerëz sepse kur është në pyetje interesi i tyre dhe i grupeve që i përkrahin kanë aq vetëbesim saqë fjala “Dorëheqje” është e fshirë nga fjalori ose nuk ekziston.

Ø Partneriteti me kompani të ndryshme për menaxhmentin janë te favorëshme vetëm kur vlerësimi bëhet pjesë e interesave të tyre. Ndoshta edhe mund të jenë edhe zgjedhje të momentit…, por publikisht ju bëjmë një pyetje.

o Tash e 8 muaj ,A keni analizuar ndonjë kontratë?

o Ku janë ato raporte, të paktën le ti bëjmë publike nese ka, Po po edhe duhen të jenë të detajuara deri edhe në centin e fundit rreth interesit apo provisioneve me partneritetin, edhepse gjithmonë duke ju referuar raportit të auditorit kombëtar kanë gjetur parregullësi dhe si per qudi në media dalin me informata komplet te pa sakta dhe të pa arsyeshme.

o Kontrata me Monaco, s’ka sens të jetë ajo qe është. Menaxhmenti ka deklaruar se nuk do vazhdohet, mandej edhe letër i ka dergu Moanco Telelcomit, përderisa deklaratat e fundit ne media na doli që e kanë vazhduar ketë kontratë! Që i bie se se vazhdim e kësaj kontrate me Monaco, bie poshtë edhe Kodit të Kosovës +383, vetëm sa po largohemi nga ky kod që kaq shume e kemi pritur.

o Punëtorët e perkohëshëm (Marrevshje per sherbime te veqanta), janë duke u trajtuar me dy kritere. S’ka transparence. S’ka kriter te njejtë për të gjithë. Ketë do e vertetoj edhe Auditori i jashtem, por edhe organet e rendit.

Dhe së fundi ne si SPP nuk e përkrahim ketë formë të menaxhimit i cili në fund të ditës të gjitha dështimet ja atribon punëtorit. Dhe se nga ky reagim publik , përqohet mesazhi se Polikika, ose edhe grupi i caktuar i interest nuk do gjejnë zbatim në këtë kompani.

Mjaft me keto lojra te uleta. Mjaft i maltretuat punëtoret, se ne jemi dhe do mbetemi i zeri i së drejtës pët të gjithë punëtorët pa marr parasysh bindjet dhe përkatësitë e tyrë politike. E porosia per menaxhmentin e lartë nga ana e SPP –së eshte sa me pak presence e juaja në media, e me shume punë, shpetohët Telekomi i Kosoves.

Gjithashtu ne punëtorët kemi pritur që ju të keni plan konkret për rehabilitimin e Telekomit, kurse ju deklaroni se në marrëveshje me përfaqsuesit e Sindikatës planifikoni që të zbritni pagat e punëtorëve. Nga ju presë që të deklaroheni publikisht se cila sindikatë është pajtuar me zbritje të pagave të punëtorëve pasi qe ne Definitivisht asnjehere nuk do te Pajtohemi me nje Vendim te tille , dhe për ne ky veprim është vendimtarë për shkatrrimin definitive të Telekomit.