fbpx

Reagimi epik i vajzës të cilës iu drejtua gabimisht Hashim Thaçi në Twitter

Reagimi epik i vajzës të cilës iu drejtua gabimisht Hashim Thaçi në Twitter

Liderët e vendit kanë publikuar fotografi nga takimet që i zhvilluan në 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, ish-sekretaren e shtetit amerikan, Madeleine Albright, dhe gjeneralin e NATO-s, Wesley Clark.

Edhe presidenti Thaçi e ka bërë një gjë të tillë, por ka gabuar personin kur e ka etiketuar në Twitter. Kështu Express raportoi dje për gabimin e presidentit që kishte bërë, në publikimin ku kishte treguar se e kishte dekoruar sekretaren me Medaljen presidenciale të Lirisë.

Por, presidenti në vend të Madeleine Albright, ka etiketuar një Madeline tjetër, që në Twitter quhet Madeline Eskind.

Edhe pse lajmi u përhap gjatë ditës së djeshme më të madhe, presidenti ende nuk e ka rregulluar gabimin në rrjetin social. Kështu ka çuar që gruaja me emrin Madeline Eskind t’i përgjigjet presidentit përmes Twitter-it.

“Pranoj admirimin më të pamerituar të të gjitha kohërave”, ka shkruar ajo, derisa ka ripublikuar postimin e presidentit Thaçi me emrin e saj në të.