Është publikuar videoja ku Mihal Kokëdhima, pronari i një lokali në Vlorë, ka sulmuar disa turistë spa" />

Reagimi i dobët i policisë shqiptare – tmerri që turistët spanjoll nuk do ta harrojnë kurrë

Reagimi i dobët i policisë shqiptare – tmerri që turistët spanjoll nuk do ta harrojnë kurrë

Është publikuar videoja ku Mihal Kokëdhima, pronari i një lokali në Vlorë, ka sulmuar disa turistë spanjollë që kishin ardhur t’a shijonin plazhin shqiptar, shkruan Insajderi

Ai përveç që i kishte sulmuar në lokalin e tij, i kishte ndjekur mbrapa edhe në veturë. Madje, nuk ishte mjaftuar me kaq. Ai ishte ngjitur në pjesën e përparme të veturës dhe i sulmonte me grushte derisa ua theu xhamin.

Pasagjerët duken tejet të tmerruar nga pamjet ndërsa tërë kohën filmojnë sulmin ndaj tyre ndërsa ‘udhëtimi’ i tyre në atë formë ka zgjatur për rreth tre kilometra. Shoferi i makinës niset drejt Sarandës ndërsa gjatë bisedës që dëgjohet, thonë se do të shkojnë në stacionin policor.

Pasi që Kokëdhima zbret nga makina, shihet një veturë e policisë shqiptare e cila duket se ndalon se merret me rastin. Ndërkohë, xhami i përparmë i veturës ku janë turistët, është totalisht i shkatërruar./Insajderi/