fbpx

Reagimi i futbollistit të Trepçës 89 kur moderatori e ‘ngacmon’ për Arta Nitajn

Reagimi i futbollistit të Trepçës 89 kur moderatori e ‘ngacmon’ për Arta Nitajn

Ylli i Trepçës’89, Engjëll Hoti po e shijon aventurën e re në Kosovë.

Pasi kishte jetuar dhe luajtur në Perëndim, Hoti është kthyer në Kosovë për të luajtur te Trepça ’89.

Ndërkaq, mbrëmë, futbollisti i klubit mitrovicas ishte ftuar në emisionin “Dueli Sportiv”. Në mes të tjerash, ai u pyet edhe për jetën në Mitrovicë.

“Po, kam ku të dal dhe jam i kënaqur kështu”, tha fillimisht Hoti.

Më pas, moderatori i emisionit e pyeti Hotin edhe për femrat në Kosovë, duke ia përmendur edhe kolegen e tij, Arta Nitaj.

“Po, femrat janë të bukura”, tha Hoti duke qeshur.