
Ka reaguar kompania ‘Selmans Network’ pas grevës dhe raportimit të disa medieve se kjo kompani nuk i ka paguar me muaj të tërë punëtorët e saj.
Përmes këtij reagimi kanë thënë se posedon dëshmi për pagesat ndaj punëtorëve, dhe thotë se nuk është e vërtëtë se nuk i ka paguar punëtorët e saj.
Në reagimin e tyre thuhet po ashtu se greva e mbajtur të hënën ishte manipuluar dhe e organizuar me qëllim dashakeqës.
Edhe kryesia e Sindikatës, dhe Këshilli Grevist i Punëtorëve të Pastrimit dhe Mirëmbajtjes të cilët punojnë në Universitetin e Prishtinës si punëtorë të Selmans Network sqaron opinionin se shkrimet e bëra nëpër media dhe rrjete sociale nuk janë qëndrim i BSPK-SPEVZ dhe se të gjitha të thënat për Kompaninë janë shpifje dhe trillime të personave të caktuar.
Komunikata e plotë e Selmans Network:
Selmans Network shprehë indinjatën dhe pakënaqësinë e madhe me mënyrën e raportimit të disa medieve në Kosovë, lidhur me organizimin e grevës së punëtorëve të saj, e në të cilat raportime është thënë se “Selmans Network nuk i ka paguar me muaj të tërë punëtorët dhe i keqtrajton ata”
Për Selmans Network një raportim i tillë është shumë i njëanshëm dhe jo profesional, për faktin se ai ka shfaqur vetëm pohimet e punëtorëve, pa ua treguar fytyrat dhe emrat e tyre, ndërsa Kompaninë e ka privuar nga e drejta që ta argumontojë me fakte të kundërtën e kësaj.
Për Kompaninë do të ishte gjithçka në rregull, sikur ne storjen tuaj të tregohej të paktën një dokument me të cilin do të vërtetohej se ata nuk kanë marrë rrogë disa muaj, siç është thënë në storjen tuaj. Mirëpo, përderisa nuk është shfaqur diçka e tillë, për Selmans Network është tejet befasuese se si mediat, arrijnë t’u besojnë vetëm disa deklaratave të pa argumentuara.
Për këtë arsye, SELMANS Network konsideron se nuk është aspak e vërtetë se ajo nuk i ka paguar me muaj të tërë punëtorët, sepse për këtë posedon prova dhe dëshmi të qarta të cilat tregojnë se SELMANS Network vetëm këtë muaj është me një vonesë të shkurtër disa ditore dhe atë pa fajin e saj. Përndryshe, cdo pretendim më shumë është veçse një e pavërtetë dhe shpifje e madhe, që ka për qëllim dëmtimin e imazhit të Kompanisë.
Si arsye e regaimit të SELMANS Network është fakti se, raportimet në media, më pas, janë përdorur nga indidividë e grupe të caktuara, të cilët për interesa të tyre të ngushta dhe qëllim-kqija, kanë orkestruar një ofenzivë të madhe me fyerje e shpifje mbi prestigjin e Kompanisë dhe punëtorëve të saj, për disa ditë rresht në rrjete sociale.
Si dëshmi se greva e mbajtu r të hënën ishte e manipuluar dhe e organizuar me qëllim dashakeqës, e që nuk e kanë pasur asnjëherë prioritet mirëqenien dhe të drejtat e punëtorëve , por vetëm protagonizmin e tyre , e dëshmon edhe ky njoftim i Këshilit Grevist, e të cilin do tua bashkangjisim në këtë reagim.
Duke shpresuar shumë që raportimi i juaj i datës 24 shtator 2018 ishte i pa qëllimshëm dhe i pakujdesshëm, kërkojmë nga ju që ta publikoni këtë reagim, si shenje revolte dhe sqarimi të opinionit pubik për të pavërtetat e plasuara në mediumin tuaj.
Kryesia e Sindikatës dhe Këshilli Grevist i Punëtorëve të Pastrimit dhe Mirëmbajtjes të cilët punojnë në Universitetin e Prishtinës si punëtorë të Selmans Netëork sqaron të gjithë opinionin se shkrimet e bëra nëpër media dhe rrjete sociale nuk janë qëndrim i BSPK-SPEVZ dhe se të gjitha të thënat për Kompaninë janë shpifje dhe trillime të personave të caktuar të cilët mund të jenë bërë për qëllime të caktuara kundër Kompanisë në të cilën punojmë tash e 4 vite. Ne duam të ju sqarojmë se greva është organizuar për vonesë të pagave për një pjesë të punëtoreve për një periudhë prej 8-9 dhe 10 ditë e jo siq është raportuar në media dhe në rrjete socialë që punëtoret e Selmans Netëork janë në greve përshkak se nuk i kanë marrë pagat për dy muaj e më shumë.
Si këshill grevist dhe sindikatë kemi kontaktuar të gjithë punëtorët tonë lidhur më të pa vertetat të cilat janë thënë rreth Kompanisë dhe ndaj nesh. E verteta e vetme dhe vetem kjo është e verteta se grava është organizuar për shkak të vonesës së pagës për një kohë jo më të madhe se 10 ditë. Të pavertetat të cilat kanë dalë në media dhe në rrjete socilae rreth mospagesës së pagave, kushteve të veshtira, kercenimeve, detyrimit për punë, nuk janë të thëna nga ne dhe se një gje e tillë nuk ka ndodhur asnjëher në asnjë rast të vetem në Kompani. Shpifjet e bëra për kompaninë dhe të thënat rreth punëtorëve në emer tonin janë shpifje të cilat kanë prekur dinjitetin tonë dhe të familjeve tona. Ne nuk jemi kafshë që pranojmë të punojmë në kushte të tilla ne jemi punëtorë të mirë dhe korrekt që kërkojmë të drejtat tona, që punojmë sipas ligjit dhe kontratës së punës.
KËSHILLI GREVIST
Shpetim Syla – Kryetar
Bedri Ferati – Anetar
Hysni Gashi – Anetar.