Reagimi i Renees kur sheh Robertin ne ekran

Reagimi i Renees kur sheh Robertin ne ekran

Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë publikuar shpeshherë momente të ndryshme në rrjetet sociale pranë vajzës së tyre, Renee, e cila rritet dita ditës edhe më shumë. Mbrëmjen e kaluar  Berisha ka performuar në natën e dytë të festivalit të fundvitit me këngën e tij ‘Ajo nuk është unë’. Në një moment të veçantë si i djeshmi nuk ka munguar as mbështetja e të voglës së tij, e cila e ka ndjekur babain nga shtëpia.

‘Prive’ ka ndarë me të gjithë një video ku duket reagimi i parë i Renee teksa Roberti shfaqet në ekran. Duke e thirrur babin, Renne e ka dalluar menjëherë të atin. Kujtojmë se pavarësisht raportit aktual të Istrefit me Berishës, ata të dy kanë pohuar se do të bëjnë gjithçka është e nevojshme për vajzën e tyre.