Publikimi i fotografisë në media ku shihet Xhelal Svecla me Marko Gjuriqin, ulur në një tavolinë e ka stresuar bukur s" />

Reagimi i Sveçlës kur e sheh që mediat i publikuan foton me Gjuriqin

Reagimi i Sveçlës kur e sheh që mediat i publikuan foton me Gjuriqin

Publikimi i fotografisë në media ku shihet Xhelal Svecla me Marko Gjuriqin, ulur në një tavolinë e ka stresuar bukur shumë anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Insajderi ka siguruar fotografitë e tij, nga momentet kur e kuptoi se i ishte publikuar fotografia e këtij takimi. Ai largohet i stresuar nga tavolina sapo e kupton lajmin, për tu kthye prap pas disa minutash.

Fotografitë janë realizuar në Tiranë, në atë që njihet si “15-katëshi”, ku edhe ishte zhvilluar takimi.

Video: 

Përveç Sveçlës, në takim me zyrtarin serb, në kryeqytetin e Shqipërisë, kanë qenë edhe Albin Kurti,  deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, dhe nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kryetar i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.