Reagimi i Vuçiqit kur pyetet nëse do kërkojë falje për viktimat e dhunës seksuale nga lufta

Reagimi i Vuçiqit kur pyetet nëse do kërkojë falje për viktimat e dhunës seksuale nga lufta

I pyetur për daljen në publik të Vasfije Krasniqit, viktimës së dhunës seksuale në luftën e Kosovës, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia është marrë me kriminelët e vetë të luftës, por ka shtuar se Kosova nuk po bën diçka të tillë.

“Ka shumë njerëz që janë dënuar për krime lufte, por asnjë nga Prishtina dhe ka shumë kriminelë lufte nga Prishtina, që kanë dhunuar serbë e kanë vrarë, kanë bërë transportim organesh organe në Tropojë e Kukës. Serbia u mor me kriminelët e luftës dhe ne do të merremi gjithmonë me kriminelët e luftës, por pala tjetër asnjëherë nuk e bëri këtë”, ka thënë Vuçiq.