Reagimi i McGregor pas humbjes ndaj Mayweather

Reagimi i McGregor pas humbjes ndaj Mayweather

Conor McGregor i ka dhënë meritat boksierit amerikan, Floyd Mayweather, për fitoren ndaj tij në ndeshjen e boksit që u zhvillua sot në Las Vegas të SHBA-ve.

Irlandezi, i cili zhvilloi pikërisht sot ndeshjen e parë në boksin profesionist, ka treguar arsyet për humbjen e tij ndaj Mayweather.

“Mendova se ishte gati [për të boksuar]. Bëhem paksa i përgjumur kur filloj të lodhem por Floyd ishte shumë më i qartë, dhe ju duhet t’i jepni meritat për këtë”, deklaroi McGregor.

Ai deklaroi se nuk ka marrë vendim nëse do të boksojë sërish, apo do të rikthehet të marrë pjesë në garat e MMA-së. /Insajderi.com