Qeveria e Serbisë ka reaguar përmes drejtorit të zyrës së saj për Kosovën, Marko Gjuriq, pas lirimit të qytetarit serb që dyshoh" />

Reagimi i Qeverisë së Serbisë pas lirimit të Mitroviqit

Reagimi i Qeverisë së Serbisë pas lirimit të Mitroviqit

Qeveria e Serbisë ka reaguar përmes drejtorit të zyrës së saj për Kosovën, Marko Gjuriq, pas lirimit të qytetarit serb që dyshohej dhe ishte arrestuar për krime lufte në Kosovë, Bogdan Mitroviq.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar se Mitroviq ishte arrestuar në Kosovë, vetëm për faktin se ishte serb.

“Bogdan Mitroviq ishte vendosur prapa hekurave vetëm për shkak se ishte serb dhe për shkak se ata u përpoqën ta largonin nga prona e tij. Lirimi i tij është rezultat i angazhimit të madh të të gjithë ekipit të tij të mbrojtjes dhe angazhimit të madh të kryeministres serbe”, ka thënë Gjuriq.

Ai theksoi se “nuk ka pasur asnjë takim” me zyrtarë të nivelit të lartë evropian apo ndërkombëtar për rastin e Mitroviq. /Insajderi.com