Reagimi i Veselit për dënimin e Mlladiqit

Reagimi i Veselit për dënimin e Mlladiqit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me anë të një postimin në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar për dënimin me burg të përjetshëm që i është shqiptuar Ratko Mladiqit.

Ai ka shkruar se vuajtjet e tmerrshme që ka përjetuar populli në Bosnje nuk shërohen kurrë, por sipas tij  dënimi me burg të përjetshëm i Ratko Mladiq është ngushëllimi që kanë merituar për vite me radhë familjet e mijëra civilëve të pafajshëm që u masakruan.

“Drejtësia ndërkombëtare, ndonëse me vonesë, konfirmoi sot për gjenocidin që Serbia kreu në Bosnje. Vuajtjet e tmerrshme që ka përjetuar populli në Bosnje nuk shërohen kurrë, por dënimi me burg të përjetshëm i Ratko Mladiç është ngushëllimi që kanë merituar për vite me radhë familjet e mijëra civilëve të pafajshëm që u masakruan”.

“Evropa nuk mund t’i jetësojë idealet e veta për bashkim, liri e barazi mes popujve, pa e vendosur në vend drejtësinë. Dhe, kjo vlen edhe për krimet që i janë bërë popullit tonë gjatë luftës së fundit në Kosovë”, ka shkruar Veseli./Insajderi.com