Reagon ambasadori britanik në Kosovë: Nuk ka politikë në virus

Reagon ambasadori britanik në Kosovë: Nuk ka politikë në virus

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbot, ka përgëzuar bashkëpunimin mes ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, Dalibor Jetviq dhe kryetarët e Mitrovicës jugore dhe asaj veriore, Agim Bahtiri dhe Goran Rakiq.

Abbot përmes Facebook tha se nëse mbetemi të bashkuar dhe të vendosur, do ta kalojmë këtë sëmundje, shkruan Insajderi.

“Nuk ka politikë në virus. Populli i Kosovës meriton edhe më shumë”, shkruan ai./Insajderi.com/