Uebfaqja e cila po na ofron të dhëna në kohë reale sa i përket rasteve me virusin korona në gjithë globin “Worldometers”, ka injoruar vendin tonë, Kosovën.
E faqja tjetër e universitetit të mjekësisë “John Hopkins University”, nuk e ka regjistruar Kosovën askund në listën e vendeve të prekura me virusin korona.
Pra në asnjërën prej këtyre faqeve, në varglistën e shteteve ku ka depërtuar virusi, nuk gjëndet Kosova, anipse në vendin tonë deri tani janë konfirmuar 33 raste me këtë virus, nga të cilat një person i moshës 85-vjeç ka vdekur dje.
Lidhur me këtë ka reaguar ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, përmes një postimi në Twitter duke i bërë thirrje Jons Hopkins që t’i regjistrojë edhe të dhënat e Kosovës në hartën për rastet me koronavirus.
“I dashur ekip i Johns Hopkins, jam mjfatë I mahnitur kur shoh përditësimet tuaja globale për koronavirusin e që Kosova u rendit fillimisht me numra të vjetruar dhe më pas u zhduk plotësisht. Autoritet këtu azhurnojnë rregullisht dhe japin info”, ka thënë ai.
Dear @JohnsHopkins – team, quite astonished to see on your global updates to Corona that #Kosovo
was first listed with outdated numbers and then disappeared completely. Authorities here update regularly and provide Infos. Please rectify, #inthistogether https://t.co/E8GUxzwju4— Ambassador Christian Heldt (@GermanAmbKOS) March 23, 2020