Reagon Arben Gashi ndaj deputetëve të VV-së: Mos i personalizoni gjërat

Reagon Arben Gashi ndaj deputetëve të VV-së: Mos i personalizoni gjërat

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pas përleshjes që kishte me disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje të enjten në Kuvendin e Kosovës.

Përderisa po fliste Saranda Bogujevci, filloi përballja me zë të lartë në mes tyre, njofton Insajderi.

Më pastaj deputetet u grumbulluan në një pjesë të sallës dhe seanca u ndërpre për një orë.

Por, Gashi, tha pas nuk duhet të flitet për tema të ndjeshme dhe po ashtu të mos personalizohen gjërat.

“Kam tentuar në këtë sallë që këto çështje të mos bëhen diskutim në Kuvend, kam kërkuar nga Fetah Rudi, të mos flasë për plagosjen e tij, kam kërkuar nga Shkëmb Manaj të mos flasë për babën e vrarë dhe të djegur, nga Doruntinë Malokun për babain e saj që iu vra në prezencë në moshën 16 vjeçare, nga Armend Zemajn për tre familjarë të tij, nga Marigona Geci, sepse është temë e rëndë dhe e ndjeshme. Këto raste nuk janë zbardhë, njerëzit janë djegë, kjo është turpshme, mos i personalizoni gjanat. Janë tema të rënda, me dalë dikush me thënë se po rrenë dhe po shpif është e pavërtetë, të pavërtetat këtu s’kanë me u leju. Nëse doni me nivel personal, në nivel personal ka me shkua”, ka thënë Gashi. /Insajderi.com