Reagon asamblistja e VV-së: Kryetari i Vitisë po bën monolog me qytetarët

Reagon asamblistja e VV-së: Kryetari i Vitisë po bën monolog me qytetarët

Asambleistja komunale nga Lëvizja Vetëvendosje, Liridona Bislimi, e ka quajtur monolog bisedën e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Halitit me qytetarët.

Ajo përmes Facebook ka shkruar se edhe pas 6 vjet qeverisje, Haliti nuk po arrinë t’i mbledh as pesë qytetarë ku do t’iu raportonte për punën si kryetar i komunës.

“Së fundmi, në vend se të mbajë një debat me qytetarë, siç i ka hije një kryetari, Haliti të premten e kaluar paska mbajtur një të ashtuquajtur ‘debat’, për mua monolog, me vartësit e tij, dhe zyrtarë të komunës e militantë të partisë së tij, LDK. Halitit i ka dështuar “debati” për shkak të mos pjesëmarrjes së qytetarëve në këtë tubim e në vend se ndjehet keq i’a kris monologut e në fund mori duartrokitje nga vartësit e tij. Foli fjalë të mëdha por rezultatet janë zero e nën zero dhe ai e din mirë këtë”, ka shkruar Bislimi.

Ajo ka shtuar se kjo ndodhë vetëm në Viti dhe sipas saj, Haliti që është pjesë e LDK-së, nuk e di që bota dhe sistemet qeverisëse kanë ndryshuar.