
Insajderi, ka shkruar mbrëmë në lidhje me komentin racist të Ermal Fejzullahut për mysafirin nga Gambia të Faton Shoshit, shkruan Insajderi.
Kësisoj, Fejzullahu mori sot kritika e ndër to ishte edhe një kritikë nga Olti Curri i cili ka reaguar lidhur me këtë fakt nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram.
E më pas nuk ka munguar reagimi i Ermalit i cili pranë postimit i ka shkruar koment Oltit duke lënë të kuptohet se ishte një shaka.
“Të kuptuarit e batutave është një aftësi në vete! Përpiqu të kuptosh se ngjyra e lëkurës, në të cilën ti vë theks, asnjëherë nuk është batutë, është racizëm. Unë racist nuk kam qenë ndonjëherë. Që të jesh më afër kapjes së batutës shiko qëndrimin e protagonistëve në foto!”, tha ndër të tjera Ermal Fejzullahu./ Insajderi.com