Reagon avokati Besnik Berisha për rastin e Agonis Tetajt

Reagon avokati Besnik Berisha për rastin e Agonis Tetajt

Avokati i Shaban Gogajt, i akuzuari për vrasjen e Agonis Tetajt në shtator të 2018, Besnik Berisha ka reaguar edhe një herë për rastin.

Ai thotë se drejtësia duhet të realizohet pavarësisht nga pasojat.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Berisha i është referuar një shprehje ligjore latine.

Berisha është i bindur se klienti i tij kreu vrasjen aksidentalisht, vrasje kjo e cila nxiti shumë reagime ditëve të fundit.

Pothuajse tri vite kanë kaluar që nga vrasja e Agonis Tetajt, ndërkaq për të dytën herë kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi është deklaruar se brenda kompetencave të tij do të ricaktoj një prokuror tjetër./Insajderi.com