Ministri i jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj i reaguar rreth akuzave ndaj Thaçit dhe Veselit. Ai shprehet i bindur se pafajësia e tyre do të dëshmohet.
Në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar Gent Cakaj, në lidhje me zhvillimet e fundit politike ku janë akuzuar Thaçi dhe Veseli nga Prokuroria e Gjykatës Speciale. Ai është prehur i bindur se “UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë dhe të pastër, dhe se pafajësia e Thaçit dhe Veselit do të dëshmohet në fund, njofton Insajderi”.
“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe e drejtë! UÇK-ja është jo vetëm pika më e lartë e përpjekjeve historike të popullit të Kosovës për liri e vetëvendosje, por edhe kapitulli më i lavdishëm i historisë sonë kombëtare. PIKË.
Prandaj, sot, duke qenë krejtësisht të bindur në pafajësinë e tyre të plotë e duke njohur me nderim të thellë punën e tyre në shërbim të kombit shqiptar e vlerave njerëzore, mbështetje e pakursyer për Hashim Thaçin e Kadri Veselin, gjithnjë duke kujtuar kryelartë e ballëhapur gjithë historinë e ndritur e të paqtë të USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS”. /Insajderi.com