Reagon Dardan Molliqaj pas raportit të ekspertizës zvicerane për Astrit Deharin

Reagon Dardan Molliqaj pas raportit të ekspertizës zvicerane për Astrit Deharin

Familjarët e Astrit Deharit sot kanë bërë të ditur se në raportin e ekspertizës zvicerane thuhet se Astrit Dehari është vrarë. Pas kësaj, reagimet kanë qenë nga të gjitha palët. Po ashtu, ka reaguar edhe anëtari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, i cili në kohën sa Astrit Dehari ishte në brug, Molliqaj ishte pjesë e Vetëvendosjes, dhe e kishte takuar atë në burg.

Molliqaj, ka thënë se rasti i Astritit është kthyer në kërkesë universale për drejtësi.

“Sistemi i drejtësisë, ne rastin e Astritit u shpërfaq në më të keqen e tij, duke mos ndërmarrur hapa as në ndëshkimin e përgjegjësve, as në trajtimin e duhur të provave. Deklaratat kundërthënëse të instancave përgjegjëse kanë penguar hetimin, në vend se ta ndihmonin atë”, ka shkruar ndër të tjera Moliqaj.

Ai tutje është shprehur se edhe sot, pas raportit të institutit zviceran, ata kërkojnë që kjo çështje të trajtohet me urgjencë.

“Një gjë e papranueshme është që humbja e Astritit të mbetet e mjegulluar. Rasti duhet të ekzaminohet deri në hollësinë e fundit! Hetimet duhet të vazhdojnë deri në fund, deri në zbardhjen e plotë të rastit”, ka shkruar Molliqaj në rrjetin social Facebook./ Insajderi.com