fbpx

Reagon Driton Kuka: Ja pse vendosa t’i bashkohem partisë së Haradinajt

Reagon Driton Kuka: Ja pse vendosa t’i bashkohem partisë së Haradinajt

Trajneri i Kosovës në Xhudo, Driton Kuka, ka folur në lidhje me “politikën dhe sportin”, disa orë pasi u zyrtarizua hyrja e tij në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), partinë e kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj.

Njoftimin për hyrjen e tij në politikë e ka bërë publik vet ai sot, e më pas edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ndërkaq, në një reagim të mëvonshëm në Facebook, Kuka ka deklaruar se përkrahja e tij për Haradinajn daton që nga ditët më të vështira për kombin.

“Për miqtë e mi dhe përkrahës të shumtë! Çdo shqiptar që flet Shqip dhe mendon Shqip do duhej të jetë krenar me Ramushin! Përkrahja ime për këtë njeri daton qysh moti në ditët e vështira për Kombin. Në qeverisjen e tij ka pas vendime të mëdha për vendin tonë”, ka thënë Kuka.

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës në xhudo ka thënë se sporti është pjesa ku ai do të fokusohet derisa të jetë pjesë e politikës.

“Sporti pjesa ku unë punoj dhe do vazhdoj të punoj edhe në të ardhmen është pjesa ku unë dua të jep kontributin tim! Së pari në tatami e pse jo për krejt Sportin sepse besoj që është pjesa ku unë di dhe mundem. Pretendimet e mia të jem afër Ramushit janë pikërisht në Sport në të mirë të Kosovës dhe sportistëve Kosovar”, deklaroi Kuka.