Reagon edhe Gjuriq, thotë se i di dy arsyet që Kosova e rriti taksën

Reagon edhe Gjuriq, thotë se i di dy arsyet që Kosova e rriti taksën

Dy arsye i ka Kosova që e ka rritur taksën ndaj produkteve serbe, sipas Marko Gjuriqit.

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, ka thënë se Kosova po tenton ta poshtërojë Beogradin.

“Ky vendim ka dy qëllime. I pari është që ta poshtërojë Serbinë për të përfituar popullaritet dhe i dyti është që largohen serbët nga Kosova duke ua bërë të vështirë mbijetesën”, tha Gjuriq, transmeton Insajderi.

Ai tha se BE-ja duhet të reagojë, duke theksuar se taksa duhet të hiqet.

“E kemi thirrur edhe BE-në, i kemi kërkuar reagim. Nëse nuk reagojnë sot, nuk mund as ta imagjinoj se çfarë do të ndodh nesër. Të jeni të sigurt se populli ynë në Kosovë nuk do e pranojë këtë”, tha Gjuriq.

Për taksën ndaj Serbisë, kanë reaguar edhe shumë zyrtarë serbë, por edhe Bashkimi Evropian. /Insajderi.com