Reagon Haxhiu pas raportimeve se Kurtit i është ndaluar pjesëmarrja në zgjedhje

Reagon Haxhiu pas raportimeve se Kurtit i është ndaluar pjesëmarrja në zgjedhje

Zyrtarja e lartë në Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka komentuar raportimet se Albin Kurtit do t’i ndalohet kandidimi në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Shtet të kapur” e “shkelmat e fundit të kapësve të shtetit”, i cilësoi Haxhiu, “tendencat” siç i quajti ajo “të qëllimshme” që lideri të Vetëvendosjes t’i ndalohet pjesëmarrja në procesin zgjedhor.

“Albini, gëzon mbështetje shumë të madhe qytetare dhe kjo mbështetje është e pakontestuar prandaj qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albinit”, ka shkruar ajo në Facebook.

Edhe Haxhiu është në listën e personave që mund të mos lejohen të përfshihen në lista zgjedhore.

Ish-deputetja ishte dënuar për shkak të hedhjes së gazit lotjslles në Kuvendin e Kosovës. /Insajderi.com