Reagon kompania Fluidi, thotë se afera me cigare nuk është e tyre

Reagon kompania Fluidi, thotë se afera me cigare nuk është e tyre

Korporata kosovare Fluidi ka reaguar për një aferë të përfshirë në Maqedoninë Veriore.

Fluidi këtë rast e ka quajtur të rrejshëm dhe me tendencë për t’ia dëmtuar punën e tyre 25 vjeçare.

“Një video e cila po qarkullon së fundi nëpër rrjetet sociale, ku shihet dogana hungareze e cila kap një ngarkesë me kontrabandë, e maskuar me produktet të Jaffa Champions nga “Fluidi Coorporation”. Në fillim, kjo video ka ngjallur reagime të shumta tek qytetarët të cilët janë dëshpruar tej mase me ato pamje, të cilat flisnin për një përfshirje në biznes të pisët një kompani dhe një familje shumë serioze dhe të ndershme, ashtu sic njihen”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

“Pamjet të cilat i shihni në atë video janë për të ardhur keq, me të vërtet personat përgjegjës duhet të ndëshkohen nga organet e rendit atje ku është kapur ajo ngarkes, sepse ashtu jo se e dëmtojnë imazhin tonë, pasi që ne, besimin tek klientët e kemi të shenjtë dhe të ndërtuar ndërë vite, por gjerat të tilla janë kriminale dhe nuk duhet toleruar. Ajo çka është për të ardhur keq, se këta keqbërës me siguri e kanë përdorur seriozitetin e kompanisë tonë, që më lehtë të manipulojnë organet e rendit të shtetit hungarez”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.